Panariti, marrëveshje me Malin e Zi për menaxhimin e ujrave

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka takuar në Podgoricë, homologun e Malit të Zi Milutin Simoviç. Ata kanë biseduar mbi marrëveshjen për Menaxhimin e Ujërave, si dhe grupet e përbashkëta të punës veterinare dhe fitosanitare për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve. Gjatë takimit, ministri deklaroi se, për të minimizuar burokracitë përgjatë shkëmbimit të mallrave dhe lehtësimin e bizneseve të dy vendeve, do të ishte e udhës, ngritja e grupeve të përbashkëta veterinare dhe fitosanitare, duke lehtësuar kështu dhe lëvizjet tregtare.

Artikulli paraprakTËRMETI 5.5 BALLË TRONDIT ISHULLIN E KRETËS
Artikulli tjetërGRABITET DHE DHUNOHET SHPËRNDARËSI I PICAVE, I MARRIN TË GJITHA LEKËT