Viti i ri akademik në universitetet shqiptare mund të nisë me një bojkot të procesit mësimor. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë përmes një peticioni paralajmëroi qeverinë shqiptare se nëse nuk rrit pagat e pedagogëve atëherë do ketë bojkot. Peter Saraçi kryetar i sindikatës së punonjësve të universitetit të Shkodrës thekson se rreth 70 % e stafeve akademike kanë firmosur këtë peticion ku kërkohet rritja e pagave të pedagogëve…

 

Sindikata e universiteteve është e gatshme që të negociojë me qeverinë nëse kjo e fundit e kërkon një gjë të tillë por Saraçi thotë se negociatat edhe nëse bëhen, sindikata nuk lëviz nga kërkesat e saj…..

 

Ndërkohë kanë nisur protestat për rritjen e pagave të pedagogëve teksa një protestë u zhvillua nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë ndërsa mund të zgjerohen edhe në qytete të tjera nga Sindikata e Universiteteve.

 

Artikulli paraprakSIGURIA NË SHKOLLA, AKU LEZHË PARALAJMËRON 18 BIZNESE
Artikulli tjetërPREZANTOHET PROJEKTI PËR LIQENIN E SHKODRËS