Itali – Pensionistja vdiq gjatë grabitjes, prangoset i fundit i bandës shqiptare

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh është ekstraduar në drejtim të Italisë. Dorian Gjoka ishte në mesin e disa shqiptarëve të akuzuar për mbi 100 grabitje në zona të ndryshme të vendit fqinj, ndërsa u ekstradua të premten. Mediat italiane bëjnë me dije se ndaj tij rëndon edhe akuza e grabitjes me pasojë vdekjen e pensionistet 84 vjeçare Pollenzo Mariangela Prandi. Një vit pas incidentit të ndodhur në Bra është identifikuar edhe përfshirja e Dorian Gjokës, banues në Milano gjatë kohës që ishte në Itali. Pas ekstradimit gjatë natës së të premtes, i riu është dërguar në burgun e Romës, Rebibbia, burg nga i cili u arratisën pak ditë më pa tre shqiptarë. Akuzat e ngritura ndaj tij, janë grabitje, vdekje si pasojë e një tjetër krimi, pranim të mallrave të vjedhura, etj. Sipas hetimeve, Zef Ndreca i arrestuar në verën e këtij viti, kishte hyrë në shtëpinë e gruas më 21 qershor të vitit të shkuar. Ata grabitën disa sende të vogla në banesë. Pasi e moshuara i ka pikasur, ajo ka rënë nga shkallët duke gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes së fortë në kokë. Trupi i viktimës u pa në mbrëmje nga fqinjët. Në pranga për rastin përfunduan edhe dy shtetas italianë, si dhe shqiptari Pashk Pjetrit, banues në Veneto. Ata bashkë me disa shqiptarë të tjerë të arrestuar ditët e fundit vepronin si një bandë. Ma arrestimin e Gjokës goditet përfundimisht banda me të gjithë anëtarët nën pranga.

Artikulli paraprakSIZMOLOGET :SHQIPERIA E RREZIKUAR NGA TERMETET
Artikulli tjetërNISHANI:SHQIPERIA NUK ESHTE NDARE NGA E KALUARA KOMUNISTE