ALEKSANDËR VUÇIÇ PRITET NË PALLATIN E BRIGADAVE NGA HOMOLOGU EDI RAMA. Për herë të parë kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç erdhi në një vizitë zyrtare në Tiranë për të takuar homologun e tij të Shqipërisë Edi Rama. Ceremonia zyrtare e pritjes së kreut të qeverise serbe u zhvillua në pallatin e brigadave ku kryeministri serb Vuçiç erdhi në masa të rrepta sigurie të ndërmarra nga të dy vendet Shqipëria dhe Serbia. Ndryshe nga vizita e Edi Ramës në Serbi ku mungonte flamuri shqiptar, protokolli në vizitën e Vuçiç në kryeqytetin e shqiptarëve i rezervoi përkrah flamurit kuqezi edhe atë të Serbisë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë serbe u shpreh se është krenar që është i pari kryeministër i Serbisë që vjen në Shqipëri. “Edhe Shqipëria edhe Serbia e ka një të ardhme të mirë, nga e shkuara nuk mund të ikim po duhet të shikojmë të ardhmen, unë dëshiroj t’i zgjas dorën miqësore popullit shqiptar, pa marrë parasysh ndryshimet tona. Edhe deklaratat i kemi të ndryshme kjo do jetë edhe në të ardhmen por kjo nuk do të ndryshojë marrëdhëniet tona strategjike në të ardhmen. Dy herë e kam pritur Ramën, jemi parë disa herë anembanë botës, kemi biseduar haptazi edhe kur nuk jemi kuptuar. Lidhur me Kosovën kryeministri serb Vuçiç ishte i vendosur duke ripërsëritur qëndrimin se Kosovën Serbia e trajton si pjesë të saj. “Është fakt që nuk pajtohemi për kosvën dhe Metohinë. Serbia e trajton dhe do të vazhdojë ta trajtojë Kosovën si pjesë të Serbisë por këto mospërputhje duhet t’i sheshojmë me dialog dhe në mënyrë paqësore”. Nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama u përgjigj duke thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do ta çlironte shtetin serb. Kryeministrat e dy vendeve cekën përsëri dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri për të cilën Vuçiç e cilësoi organizim politik ndërsa Rama tha se Shqipëria e madhe nuk është projekt dhe se po të kishte ndodhur në Shqipëri do të kishim qeshur me idenë e Serbisë së madhe.

Artikulli paraprakCHECK-UP, 76 PERSONA KANË PËRFITUAR DERI TANI
Artikulli tjetërTrup si J.Lo ja receta