Koalicioni “Drejtësi për të Gjithë” zhvilloi këtë të mërkurë në Hotel Colosseo në Shkodër një takim informues me përfaqësues të shoqërisë civile lidhur me parashikimet e ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe kryesisht për kriteret dhe procedurën për të kandiduar si anëtar përfaqësues i shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas ekspertes së organizatave “Drejtësi për të gjithë”, Entela Hoxhaj, procesi është vonuar pasi deri më tani vetëm një aplikim është bërë, kur duhen minimalisht tre.

Ky takim u organizua në mënyrë që të gjithë anëtarët e shoqërisë civile të njihen me të gjithë informacionin dhe shpjegimet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë gjatë procesit të aplikimit për vendin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Artikulli paraprak“NDALESA E FUNDIT”, SEKUESTROHEN 70 KG KANABIS
Artikulli tjetërSHKODRA NË HARTËN E ZONAVE TË NDOTURA