Prokuroria e Krimeve të Rënda ka transferuar dosjen për incidentin e Audit të blinduar që përplasin punonjësit e policisë në Elbasan.

Dosja i është dërguar prokurorisë së rrethit të Elbasanit, duke shpallur mos kompetencë për hetimin e çështjes. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit të këtij viti në hyrje të tregut ushqimor në Elbasan, për të cilën janë arrestuar 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Enea Bekteshi, i cili ka pranuar përpara gjykatës se drejtonte Audin e blinduar. Në kanë përfunduar edhe shtetasit Valmir Dedja, Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli, ndërsa është shpallur në kërkim Suel Çela.

Tashmë, prokuroria e Elbasanit do të hetojë çështjen për kundërshtim të forcave të rendit, pasi prokuroria i Krimeve të Rënda ka konstatuar se nga këqyrja e pamjeve filmike nuk ka elementë që mund të fajësojnë autorët për tentativë vrasje.

Artikulli paraprakSHERR MES TË RINJSH, PLAGOSJE E RËNDË ME THIKË
Artikulli tjetër32 KG KOKAINË ‘DUCE’ DHE MBI 200.000 €, DËNOHEN VËLLEZËRIT TRAFIKANTË