Gjysma e plazhit eshte publik si dhe çmimet jane konkuruese. Behet fjale per bregdetin e Tales ne Lezhe, nje zone e cila vitet e fundit ka njohur rritje te numrit te pushuesve.
Ky plazh eshte i preferuari i familjareve pasi pershtatet me se miri me kerkesat e tyre. Nje zgjedhje qe shume prej tyre e bejne vazhdimisht dhe jane te kenaqur me gjithcka gjejne ne kete bregdet.

Bizneset kane operuar duke permiresuar sherbimet, por cmimet jane ato qe terheqin pushuesit ashtu si hapesirat e shumta publike dhe pershtatshmeria per familjet qe kane edhe femije.

Ne Tale po i jepet perparesi mirembajtjes se hapesirave publike dhe shtimit te siperfaqeve te saj. Jane qindra metra linear zone publike per ata qe duan te vendosin cadren e tyre ne kete plazh.

Per te evituar trafikun, shfrytezuar hapesirat e shumta publike, garantuar parkingun pa pagese dhe duke marre cmimet me te mira nga operatoret privat, pushues te shumte nga Kosova, Tirana dhe verilindja e vendit zgjedhin cdo vit plazhin e Tales per pushimet e veres.

Artikulli paraprakTRAJNERI SILVINJO PUBLIKON LISTËN E KOMBËTARES ME EMRAT E 26 LOJTARËVE PËR KAMPIONATIN EUROPIAN ‘GJERMANI 2024’
Artikulli tjetërBISEDA E HAPUR “TEKSTI SI ARKIV”