Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë dozën e tretë, atë përforcuese për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është doza e tij e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech pasi njoftoi javën e kaluar se amerikanët mbi moshën 65 vjeç dhe punonjësit e vijës së parë do të kishin të drejtë për doza përforcuese.

Po ashtu në SHBA , punëtorët e spitaleve dhe shtëpive të pleqve në Nju Jork duhet të vaksinohen kundër Covid deri në fund të ditës së sotme për t’u lejuar të vazhdojnë punën në punët e tyre.

Ndërkohë procesi i dozave përforcuese por edhe i vaksinimit në tërësi është shoqëruar me protesta të shumta pasi autoritetet kanë ashpërsuar masat duke i detyruar njerëzit të vaksinohen.

Artikulli paraprak“RRITEN VIKTIMAT, POR RASTET BIEN NDJESHËM NË JAVËN E FUNDIT”, VOA ANALIZON SHIFRAT: JA TREGUESIT E FRENIMIT TË PËRHAPJES SË COVID-19 NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërLIDERJA E PROTESTAVE NË BJELLORUSI NDEROHET ME ÇMIMIN VACLAV HAVEL