Shqipëria është bërë pjesë e projektit “Horizon 2014-2020” që financohet nga bashkimi europian dhe ka të bëjë me kërkimin shkencor inovativ. Ky projekt që ka një vlerë prej 80 miliard eurosh për të gjitha vendet e europës u prezantua edhe në zyrën e informimit të bashkimit europian në Shkodër.

Në tryezën ku u prezantua projekti “Horizon 2020” ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor por edhe nxënës të shkollave të mesme.“Horizon 2020” synon të sigurojë konkurencën globale të Evropës dhe që do të funksionojë nga viti 2014 deri në 2020. Ndër prioritetet kryesore janë edhe veprimet ndaj klimës, energjia, shëndetësia, transporti, shoqëria dhe kultura. Ekziston një konkurencë mbarë-Evropiane për këto financime, që do të bashkojnë kërkuesit dhe novatorët më të mirë Evropianë, për t’u marrë me çështjet më të mëdha të kohës për të sjellë kështu punësim, mirëqenie dhe cilësi jetese.