Portretet e 40 martirëve të kishës katolike, kanë përshkuar rrugët e Shkodrës në procesionin e organizuar në kuadër të 25 vjetorit të meshës së parë në Shkodër në varrezat e Rrmajit.

Një procesion, ky jo vetëm i rëndësishëm për qytetin e Shkodrës, por për vete kontributin qe këto martire kanë dhëne për kombin. Star Plus TV, ka transmetuar për here te pare live një ngjarje të tille për qytetin e Shkodrës, gjatë gjithë rrugës së procesionit qe nga ish burgu famëkeq i Shkodrës, në sheshin para katedrales dhe deri ne mbërritjen e procesionit ne varrezat e Rrmajit. Gjate predikimit, ne kapelen e kishës se varrezave te Rrmajit, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult, Mons Angelo Massafra ka vlerësuar këto figura te kishës katolike dhe te kombit shqiptar. Një ngjarje e veçante për Shkodrën, qe vjen një dite para përkujtimit të meshës se pare te 4 Nëntorit 1990, para meshës se pare te mbajtur nga Dom Simon Jubani, i cili me meshën e mbajtur vrau friken, dhe te gjithë sot janë te lire ti luten zot si një e drejte sublike e çdo individi.

Artikulli paraprakVEKSHARI: PROJEKTI U MIRËPRIT NGA PUSHTETI VENDOR
Artikulli tjetërVJEDHJE ME MASKA NE BELTOJE