Pothuajse të gjithë nënave mund t’i ketë ndodhur të qëndrojnë duke vështuar beben e porsalindur ndërsa fle. Po ashtu kanë shijuar edhe buzëqeshjet që fëmija ka bërë në vazhdimësi gjatë kohës që është në gjumë, diçka shumë e shpeshtë që ndodh tek bebet.

Pra, ato në momentin e gjumit shfaqen shumë të qetë dhe madje buzëqeshin, aftësi të cilën në fakt kanë që në minutat e para të jetës. Por përse bebet qeshin ndërsa janë duke fjetur?

Qeshja e bebes shkaktohet nga një instikt i sistemit nervor. Shpesh bebi fle pasi ka pirë gji (ose qumësht në biberon), dhe kjo i fal atij një ndjesi mirëqënie e cila ndjehet edhe në gjumë, gjë që shkakton pikërisht buzëqeshjen e tij.

Shumë nëna ndoshta kanë vënë re se fëmija e bën këtë që në ditët e para të jetës ndërsa është në gjumë, por nuk e bën asnjëherë ndërsa është zgjuar, megjithatë është krejtësisht normale.