Dy emra të njohur të arsimit në Shkodër, por me një kontribut më të gjërë edhe në fusha të tjera të jetës publike, Tefë Prela dhe Burhan Vajushi, u nderuan me certifikatë “Mirënjohje” nga kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou. Ndou vleresoi kontributin e dhënë prej tyre dhe modelin që lanë pas për brezat e rinj, si në arsim ashtu edhe në fushën e arbitrimit.

Në motivacionin e vlerësimit të tyre, del në pah puna që ato bënë ndër vite, duke krijuar modele të qëndrueshme, që janë pikë referimi edhe sot.

Institucioni i qarkut Shkodër përmes të tilla vlerësimeve, synon të nxjerrë në pah vlerat që ka patur ndër breza Shkodra, me personalitete që kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë për të mbajtur lart emrin e saj në art, kulturë, sport, në fushën e arsimit, shkencës etj.

Artikulli paraprakPD DENONCON PROBLEMATIKAT E MINATORËVE
Artikulli tjetërGURISHTA DHE JONUZI NË BISEDIME ME VLLAZNINË