Ngritja e qendres multifunksionale kushtuar poetit mbarëkombëtar At Gjergj Fishta në vendlindjen e tij në Lezhë, ka nxitur reagime.Kleriku dhe studiuesi Dom Nik Ukgjini thotë se ky projekt është një investim i gabuar, pasi janë zhdukur gjurmet e themeleve të shtëpisë ku ka lindur Fishta dhe objekti nuk është ndërtuar mbi bazen e arkitektures që identifikon poetin.
Për realizimn e intenerarit Fishtjan ishte ngritur një grup pune me ekspert të fushes, por mendimet nuk u moren në konsideratë dhe projekti u ndryshua për qëllime të caktuara.
Botuesi i veprave të At Gjergj Fishtës Frano Kulli kërkon që projeki i cili ka startuar në vendlindjen e poetit të vijohet edhe me pikat e tjera ku ka shërbyer Fishta.
Qendra kulturore dhe rekrative e ngritur në Fishtë përfshin hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, sesione krijimtarie dhe ekspozime të artistëve vendas e të huaj. Ajo është e lidhur përmes një rruge këmbësore me shtëpinë ku ka jetuar At Gjergj Fishta, ndërsa investimi është financuar nga Qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit si pjesë e projektit “Itenerari Fishtian”, që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër.