Pedonalja e Molos, pranë urës së vjetër të Bunës është ndër zonat më të frekuentuara gjatë stinës së verës në qytetin e Shkodrës. Përveç bukurive natyrore dhe ajrit të pastër që kjo zonë ofron, një problematikë e përhershme mbetet dëmtimi I stolave.

Të pyetur nga Star Plus, qytetarët shkodranë kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për ndaljen e këtij fenomeni të dëmtimit të pronës së përbashkët, ndërsa thonë se u duhet vetëm të shëtisin në këmbë pas stolat nuk janë aspak komod për të pushuar.

Një problem tjetër që kërkon vëmendje të vazhdueshme është edhe dezinfektimi I zonës pranë pedonales, në mënyrë që qytetarët të mos shqetësohen nga insektet në këtë zonë.
Shëtitjet pranë lumit Buna janë ndër më të preferuarat e qytetarëve shkodranë, kryesisht gjatë verës, ndërsa mungesa e stolave për të pushuar mbetet ndër problematikat më të mëdha për ta në këtë zonë.

Artikulli paraprakZJARRI NË VELIPOJË, TË PLAGOSURIT DREJT ITALISË
Artikulli tjetërSHIROKI-VLLAZNIA, KAPITENI: DO KEMI PARAQITJE DINJITOZE