Skema e re e ndihmës ekonomike ka provokuar problematika të mëdha në Shkodër, nga ku një numër i madh personash që nuk kanë arritur të përfitojnë atë, janë dyndur në Shërbimin Social në Shkodër për të kërkuar një të drejtë që sipas tyre u takon.

Qytetarët, të cilët vijnë nga i gjithë qarku Shkodër, shprehen se emri u figuron në sistem me skemën e vjetër, sidomos për punë që kanë ushtruar në të kaluarën, apo ndërprerje të kempeve. R Drejtorja e Shërbimit Social Shkodër, Valbona Tula, shprehet se këto problematika kanë ardhur për shkak të kohës së shkurtër që kanë patur në dispozicion qytetarët për të aplikuar dhe seistemit elektronik .

Skema e re e ndihmës ekonomike, e cila ka filluar aplikimin këtë fillimviti në të gjithë vendin, ka rezultuar me probleme të mëdha për të gjithë aplikuesit. E krahasauar me skemën e kaluar, vetëm gjysma e përfituesve kanë mundur t’a marrin sërish.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT: SITUATA E QETË ME RESHJET
Artikulli tjetër14 SHKURTI, DITA E TË DASHURUARVE