Kryetari i PS Edi Rama dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, qoftë edhe për koincidencë në distancë janë takuar në Shkodër, në dy takime me shtabet elektroale të këtyre forcave politike.

Pas mitingut përmbyllës së PS në Shkodër, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur, shtabin e PS, duke u takuar me kandidatët dhe faktorët e PS në këto zgjedhje. Rama ka qënë i prerë me sociliastët duke bërë publike edhe shifrat e sondazheve, të cilët e nxjerrin këtë forcë politike edhe me 5 deputetë në Qarkun e Shkodrës, por sipas Ramës ky rezultat tashmë është në duart e socialistëve nësë duan të korrin suksesin e radhës në Shkodër.

Burime pranë këtij takimi bëjne me dije se nuk ka kaluar pa u artikuluar në këtë mbledhje edhe ish aleati i ramës gjatë katër viteve, Lëvizja Socialiste për Integrim. Rama i ka bërë të qartë socialistëve, që LSI do të jetë në opozitë në mandatin e ardhshëm, duke lene të kuptohet se nuk ka asnjë shans që LSI të jetë forcë qeverisëse nësë PS do të marrë numrin më të madh të deputeteve dhe do të ketë të drejtën e formimit të qeverisë së re. Rama ka lene porosi të qarta për koordinatorin e fushatës elektorale drejtuesin e listës Ditmir Bushati për menaxhimin e ditëve të mbetura të fushatës elektorale, një jave decisive qe do të vendosë edhe fatin e zgjedhjeve.

Rreth një orë më vonë, kreu i PD, Lulzim Basha, ashtu sic ishin njoftuar anëtarët e kryesisë dhe shtabi elektoral në orën 22:30 të së shtunës , ai mbërriti në selinë e Partisë Demokratike. Një mbledhje pa shumë tone të larta, por me udhezime të prera për të synuar edhe deputetin e 7-të, në 25 Qershor. Kjo ka qënë porosia e Bashës ndaj demokratëve të Shkodrës, duke i kërkuar të lene pas mëritë e listave për kandidatë edhe “konfliktet e brendshme” që nuk janë me secret Brenda radheve të PD-se.

Basha i ka bërë të qartë kandidatëve se do të mbajnë përgjigjesi për zonat e tyre zgjedhore duke i kërkuar angazhim maksimal dhe një maksimalizim të votës për Partinë Demokratike, duke kërkuar në këtë mënyre që PD, të përserisë rezultatin e 2009-ës, kur Partia Demokratike do fitonte 7 deputete ne zgjedhjet parlamentare. Bashan ë fund të vizitës nuk i është shmanguar mediave, duke deklaruar se ky takim vjen për të realizuar fitoren e madhe edhe në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprakULDEDAJ TAKIM ME BANORËT NË RRANXA
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËR FEMRA FITON BALLKANIADËN