Ka qenë një fitore spektakolare ajo e vajzave të Vllaznisë në finalen e Ballkaniadës të zhvilluar në Greqi.Vajzat shkodrane kanë arritur të mundin në finale me rezultatin e thellë 7-0 pikërisht vendaset e ekipit të Thraces.

Një ndeshje e dominuar që nga fillimi e deri në fund nga vajzat kuq e blu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka.Pas një pjese te parë në avantazh 4-0 vajzat shkodrane nuk e ulin ritmin as në pjesën e dytë duke dominuar dhe thelluar sërish e duke cuar shifrat në fund të takimit 7-0 në favor të shkodraneve.

Në këtë menyrë vajzat shkodrane arrijnë të marrin trofeun e turneut ku pasi mundën ekipet e Triverijas dhe Breznicës arritën të thyenin në finale edhe greket e Thraces.Ky rezultat tregon edhe njëherë për nivelin e lartë të kësaj skuadre e cila po shtrin sukseset edhe jashtë kufinjuve shqiptarë.Këto ndeshje shërbyen për parapërgatitjen e ekipit para ndeshjeve të rëndësishme të Champions League.

Artikulli paraprakRAMA – BASHA, “FRIKË” NGA SHKODRA
Artikulli tjetërPUNIMET E VEÇANTA TË ARTIZANES STELA TOSKA