Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se shteti që ata kanë kontribuar është i tëri në rrugë, është shpërbërë dhe se administrata është shndërruar në një serë të korruptuarish dhe hajdutësh.

Duke vijuar më tej, Berisha kujtoi kohën kur ishte kryeministër, duke sqaruar se për 8 vite ka përdorur makinën e një ish ministri të PS, Marko Bello.

Ndërsa Rama tha ai ‘ndërton instalacion me vlerë 4 mln euro dhe udhëton me avion që i shkon deri në 300 mijë euro fluturimi.

“Nuk janë trajtuar përveç burgjeve dhe kampeve, më keq të persekutuarit në diktaturë, sa jeni trajtuar ju në këto vite. Edhe atyre ua hiqnin vendin e punës, ua mohonin shkollën. Të gjitha këto i keni pësuar ju në këto vite të regjimit të Edi Ramës. Ju jeni gra dhe burra që meritoni medalje nderi me shërbimin e jashtëzakonshëm që i keni bërë vendit me punë dhe përkushtimin tuaj.
Puna dhe përkushtimi bëri të mundur që shqiptarëve tu dyfishohen rrogat. Ju bëtë që shqiptarët të ecin të sigurt në rrugë në fshatrat, qytetet e tyre. Shqipëria u bë një nga vendet më të sigurt në rajon. U trefishuan investimet e huaja. U mbi dyfishuan bizneset e vendit. Shqipëria për shkak të punës serioze që ju bëtë plotësoi një për një kriteret e anëtarësimit në NATO, për marrjen e statusit kandidat, për liberalizimin e vizave.
Shqipëria në fushën e energjetikës, ajo për të cilën ju punuat si administratë ja doli. Pra ju dhe qindra dhe mijëra të tjerë që si kemi sot këtu, transformuat Shqipërinë me mundin dhe djersën tuaj.
Largimi juaj ishte një goditje e rëndë për zhvillimin e vendit. Shpërblimi më i pamerituar nga ata që nuk dallojnë nga një bandë. Por çfarë ka banditi Taulant Balla me sharrën e Elbasanit, përkundrazi më i rrezikshëm është ky në Parlament. Çfarë dallimi ka Edi Rama që përflitet të gjitha kartelet e dogës.
Shteti që ju kontribuuat sot është i tëri në rrugë, i tëri i shpërbërë. Arsimtarë që me përkushtim punuan u flakën në rrugë për tu zëvendësuar me injorantë. Administrata u shndërrua në një serë të korruptuarish dhe hajdutësh.
Kryeministri firmos për 420 mln euro djegësat, në kundërshtim me ligjin dhe firmos vetëm për të mbushur valixhet e tij, ç’pret nga punonjësit! Zinxhir shkojnë ata. Administrata është shndërruar në një serë që përgatit hajdut, hajdutë dhe vetëm hajdutë
Çdo ditë shpiken mënyra të reja vjedhje, në çdo formë.

Ju çdo ditë jeni dëshmitarë dhe dëgjoni sesi shpiken, aplikohen mënyra të reja vjedhje, në cdo formë. Sesi një kryeministër, mua më vjen keq tua them këtu, por unë 8 vite me ndërgjegje të fortë kam qëndruar me një makinë të një ish ministri socialist, të të ndjerit Marko Bello.
Ndërsa ky që është sot blen për oborrin e kryeministrisë 4 mln euro instalacion druri.
Ajo që drejton sot ministrinë e Jashtëm bën 15 rrugë me helikopter për qëllime partiake në Dibër, 15 mijë euro secila rrugë. Nuk mund të ndodhin kurrë këto. Por ndodhin sepse ai vet merr avion në dispozicion ku fluturimi i shkon nga 150 deri në 300 mijë euro”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Artikulli paraprak(VIDEO) PAS AKUZAVE TË PD NËNKRYETARI I BASHKISË VAU I DEJËS PUBLIKON VIDEON: JAM I GATSHËM TË VË DISPOZICION TË GJITHË DOKUMENTET E NEVOJSHME
Artikulli tjetërFOTOJA E NOTARES GREKE BËHET VIRALE NË RRJET, USHQEN BEBEN E PORSALINDUR GJATË PUSHIMIT TË NDESHJES