Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale, Ambasada, thekson se nxit të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij, për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

Reagimi i plotë:
️ | Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MIRATOHEN KREDITË E ZBUTURA
Artikulli tjetërSHËNOHET VIKTIMA E PARË PAS NJË MUAJI NGA COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ISHTE I PAVAKSINUAR, 30 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT