Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” rapsodin nga Vau Dejësi Viktor Paloka. Kreu i shtetit në këtë ceremoni të zhvilluar në Presidencë për dorëzimin e titullit “Mjeshtër i Madh”, Viktor Palokës tha se e ardhmja e kombit mbështetet në forcimin e familjes, Atdheut dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.Presidenti Meta vlerësoi edhe figurën e rapsodit Viktor Paloka.

Kreu i shtetit i dha titullin “Mjeshtër i Madh” rapsodit nga Vau Dejësi Viktor Paloka me motivacionin “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributeve të çmuara si njëri prej rapsodëve të njohur të këngës popullore, udhëheqës dhe organizator i veprimtarive të shumta dhe autor tekstesh këngësh.

Me mirënjohje ndaj veprës së tij artistike, që e bëri të spikasë në fushën e kulturës e të trashëgimisë kulturore jomateriale, si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare, duke lartësuar vlerat e rralla të artit popullor shqiptar”, përfundoi Presidenti Meta.

Artikulli paraprakAMBASADORI I BE: RINOVONI DOKUMENTET BIOMETRIKE
Artikulli tjetërNUK E PRITI PËR INAUGURIM, DONALD TRUMP I LA NJË SHËNIM PRESIDENTIT TË RI JOE BIDEN PARA LARGIMIT NGA SHTËPIA E BARDHË