Reshje të dendura dëbore në qytetin e Kukesit, mjegull dhe temperatura të ulëta, borë edhe në fshatra e zonat e thella malore. Akset rrugore kombëtare nën pushtetin e bores. Po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Këshillohet lëvizja me pajisje dimërore sidomos në rrugët rurale.