Burrel, 51-vjeçari rrihet brutalisht, autorët të lirë

Një 51-vjeçar është dhunuar dy ditë më parë në Burrel. Ngjarja ka ndodhur pasdite, rreth orës 18:00, në lagjen “Drita”. 51-vjeçari Kastriot K. është goditur nga dy persona të pa identifikuar, bëjnë me dije burime nga policia. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, bëjnë me dije burime nga policia, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat

Artikulli paraprakI ALKOOLIZUARI DHUNONTE GRUAN VEPRA TË TURPSHME PARA VAJZËS SË MITUR
Artikulli tjetërRRUGËT ME NGRICË SHKAKTOJNË KAOS NË MONTREAL