Dhjetra banorë të lagjes “Rus” në afërsi rrethrrotullimit të Dobraçit, pikërisht në rrugën “Doktor Xhavit Beli” përballen me problematikat në infrastrukturë. E gjithë gjatësia e kësaj rruge, e cila kalon edhe në Dobraç është e amortizuar dhe me pellgje me ujë. Gjatë periudhës së shirave është pothuajse i pamundur kalimi. Në këtë zonë nuk është ndërhyrë prej 27 vitesh për asfaltimin dhe rikualifikim urban.

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë gjendje, duke ditur edhe afërsinë e madhe me qendrën e qytetit të Shkodrës. Ata bëjnë me dije se gjatë periudhës së shirave vështirësitë e tyre shtohen. Sezoni i shirave në Shkodër shfaq problematika të theksuara në shumë zona të qytetit.

Një numër i madh rrugicash të amortizuara vështirësojnë kalimin e qytetarëve, duke bërë kështu të pamundur lëvizjen normale. Si gjithmonë, pasojat më të rënda i vuajnë fëmijët, të cilët janë të detyruar që në shi e në diell të lëvizin që në orët e para të mëngjesit për në shkollë

Artikulli paraprakPJETRI: RESHJET, PROBLEM VETËM LUMI KIR
Artikulli tjetër“RESPEKTO TË DREJTAT E MIA”