PREJ DY DITËSH NDODHET NË SHQIPËRI DINKO CVITAN I CILI 5 VITE MË PARË KA URDHËRUAR ARRESTIMIN E ISH KRYEMINISTRIT IVO SANADER.

Prej dy ditësh në Shqipëri ndodhet për vizitë pune kryeprokurori Kroat, Dinko Cvitan i cili 5 vite më parë ka urdhëruar arrestimin e ish kryeministrit Ivo Sanader, dhe në axhendën e tij në Shqipëri ka dhe 2 ditë trajnim me prokurorët e krimeve të rënda në vendin tonë. Burimet bënë me dije se Cvitan ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet zyrës së bashkimit evropian e cila me programin Euralius ka Iniciuar trajnimin e hetuesve për luftën ndaj korrupsionit dhe hetimin e zyrtarëve të lartë Dhe pse zyrtarisht nuk ka një përgjigje për përzgjedhjen e prokurorit kroat për këtë trajnim, jo zyrtarisht burimet thanë se Cvitan është përzgjedhur pasi si prokurori që urdhëroi arrestimin e Ivo Sanader, ai konsiderohet një rast suksese dhe do të ndaj me hetuesit shqiptarë ekspertizën e tij në dy dit trajnim. Prokuroria e shtetit kroat 5 vite më parë urdhëroi arrestimin e ish kryeministrit kroat Ivo Sanader, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.  Civitan ka patur dhe një takim me kryeprokurorin Llalla të mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa pritet që nga nesër në ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda të nis trajnimi i njëzet hetuesve shqiptar. Me ndryshimet ligjore në kodin penal tashmë dhe në Shqipëri hetimi i korrupsionit për zyrtarët e lartë konsiderohet një krim i rëndë dhe hetohet e gjykohet nga krimet e rënda, ku do të kryhet dhe trajnimi nëpërmjet programit Euralius.

Artikulli paraprakMANDATET E DEPUTETËVE, SHTYHET SËRISH VENDIMI
Artikulli tjetërSALLON LETRAR PËR SHKRIMTARIN MODIANO