Parkimet dyshe të mjeteve apo dhe bllokimi i korsisë së biçikletave nga automjetet vijon të jetë një problem shqetësues për të gjithë qytetarët e Shkodrës të cilët lëvizin çdo ditë me biçikletë. Të gjendur përballë kësaj situate qytetarëve ju duhet të kalojnë afër makinave duke rrezikuar dhe jetën.

Të shqetësuar qytetarët thonë se kanë frikë për jetën e tyre pasi mund të bëjnë aksident.

Nuk kanë qënë të pakta rastet në qytetin e Shkodrës ku për shkak të bllokimit të korsive të biçikletave qytetarëve që përdorin këtë mjet ju është dashur të ecin në rrugën ku kalojne makinat duke u përplasur shpesh herë dhe duke përfunduar të aksidentuar.

Artikulli paraprakKULTIVONIN KANABIS NË PYLL, NJË NË PRANGA E DY NË KËRKIM
Artikulli tjetërKONCERT ME KENGET SHKODRANE NE TIRANE, PROVAT E FUNDIT