Drejtuesit e shkollave të qytetit të Shkodrës kanë paraqitur problematika të shumta që kanë këto institucione arsimore të cilat drejtojnë në një takim të zhvilluar me drejtorin e arsimit të bashkisë Shkodër Ergys Ivziku.

Drejtori i ri i zyrës së arsimit në bashkinë Shkodër, Ergys Ivizku premtoi se do të bëhet ndërhyrja për zgjidhjen e problemeve të shfaqura nga drejtorët e shkollave.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Sindis Kopliku theksoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve është i rëndësishmëm por që ka munguar ndër vite.

Drejtorët e shkollave të Shkodrës edhe më përpara kanë paraqitur problematikat me të cilat nxënësit, prindërit dhe mësuesit përballen çdo ditë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DOKTOR SHERIF BUNDO PROMOVON TRE LIBRAT
Artikulli tjetër“SREBRENICA”, RAMA NXJERR VIDEON: PËR ATA QË AKOMA BUDALLALLEPSEN NGA SHEJTANBUDALLALLËQET E NJË …