Në Qarkun e Shkodrës vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Sipas njoftimit të bluve të Shkodrës behet me dije se Janë dorëzuar nga banorët 3 armë zjarri, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 1 armë.

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 2 armë. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ka bërë një bilanc të fushatës së ndërmarrë nga ministria që ai drejton për dorëzimin vullnetar të armëve. Sipas Tahirit, vetëm gjatë muajit shkurt janë dorëzuar 600 arme, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion. Tahiri ka akuzuar opozitën se merret me çadra, bllokime e intriga, ndërkohë që sipas tij, qytetarët, bashke me qeverinë po bëjnë shtet. “Shkurt, dorezuar 600 arme, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion. #Faleminderit qytetareve. Kontribut i jashtezakonshem per #shqiperineqeduam Politika e Tiranes merret me çadra, bllokime e intriga. Qytetaret, bashke me ne, po bejne pune per te bere shtet. Siç po bejme shtet, do bejme edhe ekonomine, edhe punesimin, edhe te ardhmen”, shkruan Tahiri.

Artikulli paraprakUSH PROMOVON PUNIMET SHKENCORE TË DOKTORANTËVE
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI” HAP DYERT PËR “MUHAMED ALI”