Çdo vit e më tepër vihet re një rënie e interesit të numrit të nxënësve që rregjistrohen në shkollat profesionale. Një panorama ndryshe paraqitet në shkollën e mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër. Drejtorja e shkollës, Albana Lleshaj bën të ditur se deri më tani numri I nxënësve ka qenë I kënaqshëm ndërsa shton se regjistrimet do të jenë të hapura deri në mesin e muajit shtator.

Drejtorja u bën thirje prindërve që të drejtojnë fëmijët e tyre drejt arsimit professional si një nga format për një të ardhme të sigurt në tregun e punës.

Shkolla pyjore teknike “Kolë Margjini” ofron dy drejtime profesionale, përpunimi I drurit dhe drejtimi I dytë, ai I pyjeve. Nxënësit që regjistrohen në këtë shkollë kanë mundësinë edhe të përfitimit të një bonusi prej 7 mijë lekë të rinj.

Artikulli paraprakSOT MBËRRIJNË 50 MIJË DOZA TË VAKSINËS PFIZER, MANASTIRLIU APEL STUDENTËVE: VAKSINOHUNI PËRPARA FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK
Artikulli tjetërFESTË PAS ORARIT TË LEJUAR, POLICIA GJOBIT LOKALIN NË VELIPOJË