E qetë vijon të mbetet situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vetëm 3 raste të reja. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 2 raste ën bashkinë Malësi e Madhe dhe 1 rast në bashkinë Shkodër.

Të infektuar aktivë janë 88 qytetarë, tre më shumë se një ditë më parë. Në spitalin rajonal të Shkodrës ështe I shtruar vetëm një pacient I infektuar me koronavirus, ndërkohë pritet të dalë nga spitali gjatë ditës së nesërme.

Mbyllja e pavioneve COVID ka bërë që edhe ky spital t’I kthehet normalitetit por kjo nuk do të thotë që do të ndalet shërbimi për pacientët e prekur nga ky infeksion. Gjatë këtyre mujave ku ka qenë I hapur pavioni COVID në spitalin e Shkodrës, janë trajtuar rreth 1500 pacientë të infektuar.

Një shifër kjo e konsiderueshme në harkun kohor të tre muajve. Deri në fillim të vitit 2021 Shkodra ke qenë ndër qarqet më të prekura pas përhapjes së pandemisë.

Prej muajit shkurt janë kryer 42 mijë vaksinime në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës duke bërë që ky process të ndikojë në përmirësimin e shpejtë të situatës së krijuar.

Artikulli paraprakFEMRA, VLLAZNIA SYNON PARAQITJE DINJITOZE NË EUROPË
Artikulli tjetërTRENI I FUNDIT PËR TITULL/ VLLAZNIA DHE TEUTA GATI PËR HISTORI, LAÇI E PARTIZANI PRESIN MREKULLI