Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e nesërme do të vijojë ndikimi i rrymave të ngrohta jugore të cilat do të sjellin diell e vranësira mesatare deri të dendura në veri.

Reshje shiu në pjesën veriore të vendit me shtrëngata të përkohshme në veriperëndim.

Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare era e fortë 15-20m/sek. Për shkak të erës intensive dallgëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të sjellin rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës:

Në zona malore 9 deri 22 °C në zona e ulëta 13 deri 27 °C në zona bregdetare 15 deri 27 °C

Artikulli paraprak“SALT BAE” KËRKON KUZHINIER TË RI, MISHIN E SHET 1000 EURO NDËRSA PAGA QË OFRON ËSHTË…
Artikulli tjetërZJARR NË NJË PALLAT, 4 ZJARRFIKËSE MBËRRIJNË NË VENDGJARJE