Dhjetra banorë në Shtoj të Ri dhe Golem në Njësinë Administrative Rrethina vuajnë mungesën e infrastrukturës.

Rruga “Todi Gërmenji” e njohur edhe si rruga e antenave, e cila lidh varrezat e Stom-Golemit me aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit nuk është më shumë se 2200 metër, e megjithatë, deri më sot nuk është bërë asgjë për rregullimin dhe asfaltimin e saj. Banorët e kësaj zone shprehen të pakënaqur, pasi ky aks i shkurtër është një arterie kryesore për ta, e cila i lidh me qytetin e Shkodrës. Si gjithmonë, edhe për këtë rrugë politika ka premtuar në jo pak raste për rregullimin dhe asfaltimin. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar gati 28 vite, askush nuk ka marrë mundimin të vërë dorë.

Banorët e kësaj zone janë kryesisht të ardhur në fillim të viteve të demokracisë nga Malësia. Përderisa, vëmendja ka qenë minimale nga dora e shtetit edhe në shërbime të tjera. Ata ankohen edhe për mungesën e ujit të pijshëm, i cili prej gjashtë vitesh ka dal jashtë funksioni.

Artikulli paraprakHETIMET PËR GRABITJEN E ARGJENDARISË
Artikulli tjetërRRUGËT E AMORTIZUARA TEK STACIONI I TRENIT