Gjykata e Gjirokastrës shtyu të martën procesin gjyqësor në ngarkim të një mësuesi nga fshati Muçodemaj i Tepelenës, i akuzuar nga Prokuroria për “vepra të turpshme me të mitur”. Vendimi i gjykatës u mor pasi mungonte avokati i palës denoncuese, njofton Zëri i Amerikës.

Prindërit që kanë denoncuar një vit më parë mësuesin e shkollës për vepra të turpshme me vajzën e tyre 11 vjeçare, thanë se avokati nuk ishte njoftuar për procesin ndaj dhe gjykimi u shty.

Të dy prindërit e vajzës i thanë Zërit të Amerikës se po përjetonin vështirësi të mëdha. Nëna e vajzës tha se gjendja shëndetësore e fëmijës kishte nevojë për ndihmë dhe trajtim të specializuar.

Ajo tha se pas denoncimit e kishin shpërngulur fëmijën në një shkollë në një fshat tjetër për të vijuar mësimet dhe nuk kishin pasur asnjë mbështetje nga institucionet sociale shtetërore apo vendore, megjithëse rasti ishte ekspozuar.

Krahas ecejakeve për të ndjekur proceset gjyqësore, familja përballet edhe me sfidat që lidhen me mentalitetin për raste të tilla në zonat e thella.

Mësuesi 63 vjecar i ka mohuar tërësisht akuzat dhe ndiqet në gjendje të lirë ndërkohë që është pezulluar për dy vjet nga shërbimi arsimor.

Artikulli paraprakSIRI, 13 CIVILË TË VRARË GJATË NJË OPERACIONI TË KRYER NGA FORCAT E KOALICIONIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA PREZANTON TRAJNERIN E RI,AI ËSHTË MIRSAD JONUZ