Në orët e vona të mbrëmjes lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke arritur në kuotat maksimale dhe duke përmbytur disa hektarë me toka në zonë e Novoselës.

Deri tani janë evakuuar 20 familje, ndërsa 3 banesa janë nën ujë. Sipas banorëve të zonës nëse niveli rritet edhe me gjysmë metri atëherë do të kemi të njëjtën situatë si vitin e kaluar. Menjëherë mëngjesin e ditës së sotme, Kryeministri Rama mblodhi Shtabin e Emergjencave për të bërë një analizë të situatës të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Përveç përmbytjeve të shkaktuara nga lumi i Vjosës, mësohet se problematike situata paraqitet edhe në zonën e Lezhës, ku sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se në terren ndodhen edhe forcat e ushtraisë, në Lezhë janë evakuuar 24 banorë. Ndërkohë, në zonën e Shkodrës , sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit.

Artikulli paraprakJUNCKER: PRESIM QARTËSIME PËR ÇËSHTJE TË NDRYSHME NGA TRUMP
Artikulli tjetërTOTOZANI: REFORMA NË DREJTËSI TË GARANTOJË TË DREJTAT THEMELORE