Edhe këtë vit shkollor, shumë prej fëmijëve të komunitetit rom në Shkodër kanë braktisur procesin mësimor. Këtë vit, banorët atje thonë se nuk I është ofruar transporti falas për fëmijët, ndërsa shtojnë se pavarësisht transportit ata nuk kanë mundësi të tjerë për përballimin e shkollimit.
Një nga fëmijët që nuk shkon në shkollë tregon se detyrohet të shkojë më biçikletë edhe në ditët me shi, pasi shkolla “Salo Halili” është shumë larg nga banesa e tij.
Vit pas viti, bashkia Shkodër dhe shoqata sigurojnë miliona euro fonde për shkollimin e fëmijëve në këtë komunitet, por ende përballen me sfida nga më të ndryshmet. Star Plus tentoi të kontaktonte edhe me drejtuees të zyrës së arsimit në bashkinë Shkodër, por nuk arriti te sqaronte këtë pretendim të banorëve të komunitetit rom.