Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, sipas meteoAlb. Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Vijon Rajoni i Mesdheut në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqitet Lindja Kontinentit. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkurtra do ketë Qëndra dhe Europa Veriore.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA PËR SKAVICËN, AMBASADORJA KIM: NJË HAP I RI NË BIZNES, E KTHEN SHQIPËRINË NË EKSPORTUESE NETO TË ENERGJISË
Artikulli tjetërBOTA NË BETEJAT E FUNDIT ME COVID, NUMRI I TË VDEKURVE NË TË GJITHË GLOBIN NGA KORONAVIRUSI TEJKALON 4 MILIONË! VARIANTI DELTA DOMINUES