Dhjetra autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për të sjellë në Tiranë mbështetës të opozitës të cilët do të protestojnë sot para kryeministrisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, por do të jenë qytetarët që do të vendosin përfundimin e saj, tha një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Basha dhe PD gjatë gjithë kësaj kohë kanë qenë aktiv në të gjithë vendin, duke i bërë thirrje shqiptarëve për të dalë në protestë kundër qeverisë. Kryeopozitari ka thënë se 18 shkurti do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët, duke theksuar se bashkë me qytetarët do marrë një vendim të madh, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Basha tha se protesta do të jetë paqësore, por i bëri thirrje policisë që mos provokojë dhe mos bjerë pre e manipulimeve politike. Nga ana e saj Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës kanë marrë masat për mbarëvajtje të protestës. Ndërsa janë bllokuar disa akse rrugore.

Artikulli paraprakQEVERIA RAMA SHTON ROJET E SIGURISE PER AMBASADOREN E BE VLAHUTIN
Artikulli tjetërPROTESTA E PD , 3500 PERSONA NISEN NGA SHKODRA