Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj kryetarit të Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i cili po hetohej për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Kërkesa për pushim është paraqitur në Gjykatë dhe sipas proçedures gjyqtarja Etleva Deda, e cila është caktuar me short elektronik për këtë çështje, do të vendosë datën e seancës gjyqësore. Ajo do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për pushimin ose vazhdimin e procesit penal, ku nga hetimet e prokurorisë është dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Pjerin Ndreu u kallëzua nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023, lidhur me tenderin për ndërtimin e trotuarit në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo. Sipas denoncimit të PD-së, tenderi u dha gjatë periudhës së fushatës zgjedhore dhe në mënyrë të paligjshme, pasi aksi rrugor ishte në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe jo të Bashkisë Lezhë.Ndreu u thirr për të dhënë dëshminë në SPAK në korrik të vitit 2024, ku deklaroi publikisht se kishte dhënë shpjegime si person nën hetim.

Përveç tij, në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, të cilët kanë qenë të përfshirë në tenderin për ndërtimin e rrugës.Vendimi përfundimtar për pushimin ose vijimin e çështjes do të merret pas shqyrtimit nga Gjykata.

Artikulli paraprakAKSIDENT I TREFISHTË NË LEZHË
Artikulli tjetërMURTAJA AFRIKANE, ASNJË RAST NË SHKODËR