Ditën e shtunë në Shkodër është realizuar një seminarë me temë “Dialogu social” nga Sindikata e punonjësve Postë- Telekomit Shqiptar, I cili konsistonte në dialogun mes punëdhënsit dhe punëmarrësit.

Në këtë seminarë ishin pjesëmarrës përfaqësues të sindikatës rajonale, që janë rreth 600 anëtarë në të gjithë Shqipërinë, dhe një pjesë e tyre vinin nga Tirana, Korça, Elbasani dhe Shkodra qytete këto ku janë zhvilluar seminare me të njëjtën temë, I cili do të vazhdojë edhe në qytete të tjera. Në këtë seminarë është trajtuar mënyra e dialogut social ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe si mund të reagojnë ata ndaj situatave të ndryshme apo në kërkimin e të drejtave të tyre, në mënyrë të qetë duke ju larguar protestave.

Artikulli paraprak“SHKODRA NDËRTOHEJ KUR BOTA SHKATËRROHEJ”
Artikulli tjetërCUNGU: MË KËNAQ FITORJA POR JO LOJA E VLLAZNISË