Reforma që ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Pelelshi, synon të bëjë në sistemin veterinar ishte arsyea që mblodhi në Bushat të bashkisë Vau i Dejës veterinerë nga e gjithë Shqipëria.

I organizuar në formën e një tryezë të rrumballukaët me pyetje, përgjigje dhe diskutime, takimi nxorri në pah rolin dhe rëndësinë e këtyre punonjëve në garatimin e sigurisë ushqimore. Thoma Puriçi, president i Urdhërit Profesional të Mjekut Veterinar tha se idetë dhe mendimet shpalosura ndihmojnë në realizimin sa më efikas të kësaj reforme.

Në lidhje më punën për kontrollin dhe certifikimin e tregjeve të gjësë së gjallë që pritet të nisë së shpejti, Puriçi tha së është një urdhër që duhej dhënë me kohë. Puna për tregjet e gjësë së gjallë do të ndahet në katër hallka: kontrolli i të gjitha tregjeve, certifikimi i atyre që plotësojnë kushtet, kontrollet në trasnportin e bagëtive për therje dhe gjithashtu kontrolle në pikat e shitjes së mishit.

Artikulli paraprakEKSPERTIZA: DAVID QOSJA S’KA PROBLEME MENDORE
Artikulli tjetër“ITALISHTJA, SI NJË PORTË NË EVROPË”