Pensionistët duhet të përfitojnë pension me vlerë të paktën 350 mijë lek të vjetra në muaj dhe ky ndryshim duhet të jetë ndër objektivat kryesorë të qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu janë shprehur pensionistët në Shkodër, të cilët u pyetën nga Star Plus nëse kërkonin nga qeveria e ardhshme që pensionet e tyre të pësonin një rritje të konsiderueshme për përballimin e shpenzimeve.

Ata e vlerësojnë se pensionet duhet të kenë vlerën minimale në 350 mijë lek, pasi vetëm kështu mund të përballohen shpenzimet e përditshme, ku pjesën më të madhe e zënë sigurimi I ilaçeve.

Të moshuarit kërkojnë që të ketë rritje të pensioneve sepse shumat aktuale janë tejet të ulta. Pensionistët, një pjesë e konsiderueshme jetojnë me probleme të mëdha sociale për shkak se paratë që marrin nuk janë aspak të mjaftueshme për të përballuar jetesën.

Artikulli paraprakSHKODËR, 40 RASTE TË REJA, 17 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL
Artikulli tjetërSHOQATA E ISH-TË PËRNDJEKURVE: PROBLEME NË KËTO 8 VITE