Ky është muzeu historik dhe kulturor i Thethit në Dukagjin. I shpallur monument kulture që në vitin 1972, 30 vitet e fundit ky muze ka degraduar plotësisht. Dedë Boshi, i cili e ka trashëgim nga të parët këtë objekt të rëndësishëm mbi 300 vjeçar vitet e fundit është rikthyer në Theth duke u munduar që ta mirëmbajë ai vetë si dhe duke e pasuruar edhe me objektet shekullore që kanë një vlerë të madhe sa i përket trashëgimisë kulturore. Kjo ndërtesë ka shërbyer edhe për banim gjithashtu si kullë vrojtimi ndaj armiqve por edhe si kullë ngujimi…..

Mirëmbajtësi i muzeut të Dukagjinit në Theth tregon edhe disa prej objekteve të trashëgimisë që ai vetë ka arritur t’i sigurojë dhe përse kanë shërbyer…

Institucionet shtetërore e kanë lënë tërësisht në harresë muzeun e trashëgimisë kulturore në Theth në këto 30 vite duke mos patur asnjë projekt për restaurim apo edhe pasurimin e tij. Kati i dytë ka degraduar plotësisht…

Në fund mirëmbajtësi i muzeut në Theth që dikur ka banuar aty bashkë me familjen e tij ka një thirrje për gjithë shqiptarët por edhe turistët e huaj…

Aktualisht muzeu i trashëgimisë kulturore në Theth nuk ka një numër edhe aq të lartë vizitorësh kjo për faktin se është lënë plotësisht në hije nga institucionet qoftë sa i përket investimeve por edhe promovimit të tij edhe pse mbart prej shekujsh një histori të pasur shqiptare plot tradita dhe kulturë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PD REAGON KUNDËR RIKTHIMIT TË SIMBOLEVE MONISTE
Artikulli tjetërISH-KRYEMINISTRI BRITANIK: TËRHEQJA NGA AFGANISTANI RREZIK