Debati për shëmbjen e kullës së Prek Calit në Vermosh nga bashkia e kësaj zonë ka zënë vend edhe në puntatën e radhës të emisionit “Tonight” në ekranin e Star Plus.

Këshilltarët e djathtë të bashkisë Malësi e Madhe Mimoza Rexhvelaj, Gjeto Dukaj dhe Luigj Gega, të ftuar në panel, dënuan me forcë këtë akt që sipas tyre demton rëndë një figurë heroike si ajo e Prekë Calit.

Ndër të tjera këshilltarja Mimoza Rexhvelaj tha se është turp të thuash që Prekë Cali nuk ka leje ndërtimi. Por inati i këshilltarëve të djathë nuk mbaron me kaq.

Rexhvelaj akozi bashkinë se ka shpallur “qytetar nderi” një pro-komunist si Rexhep Qosja dhe një antikomunisti si Prekë Cali i ka prishur shtëpinë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakQYTETI VERIOR PËRGATITET PËR DIMËR, NIS SHPËRNDARJA E DRUVE TË ZJARRIT
Artikulli tjetërTRUMP JAVËN E ARDHSHME DO TË VIZITOJË PORTO RIKON