Trajneri Vildan Tufi që ka një meritë të padiskutueshme në suksesin e Izmir Smajlaj si kampion i Europës në atletikë shprehet se ka besuar deri në fund tek cilësitë e sportistit të tij duke ia dalë mbanë me medaljen e arit në europian.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gejrgj Ruli e cilëson kampionin Smajlaj si një atlet botëror duke kërkuar më shumë mbështetje për të. Vendi i pestë në Europë Luiza Gega mes lotësh rrëfen se ka përjetuar një emocion të papërshkrueshëm për kampionin e Europës Izmir Smajlaj. Trajneri Vildan Tufi, vetëm kampioni Smajlaj dhe federate shqiptare e atletikës do të kenë vëmendjen totale të përqendruar tek kampionati botëror që do të jetë në Londër për të kërkuar edhe atje një rezultat të lartë.

Artikulli paraprakKAMPIONI I EUROPËS SMAJLAJ: MEDALJA PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërDHJETRA TIFOZË E FAMILJARË PRESIN KAMPIONIN SMAJLAJ