Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Shkodër në bashkëpunim me Giz Albania zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza” një ditë informuese për qytearët. Aktiviteti kishte si qëllim informim e kunsumatorit në lidhje me shërbimet që ky institucion ofron si dhe të njihen me problemet me të cilat hasen klientët e saj.

Shumë qytetarë nuk e dinë se tashmë pagesat e faturave të ujit mund të bëhen online pa pasur nevojë të parqaiten në zyrat UKSH ndaj janë të nevojshme ditë informuese të tilla.

Në javët në vijim Ujësjellës Kanalizime Shkodër do të vazhdojë të bëjë aktivitete të tjera për të qënë në kontakt të vazhdueshëm me kunsumatorët për çdo shqetësim me të cilat mund të hasen.

Artikulli paraprakSHKODËR, MJEKJA PEDIATRE: 40 VIZITA NË DITË GJATË GUSHTIT
Artikulli tjetërVAU DEJËSI BËHET ME REPART ZJARRËFIKËS, DY MJETE DHURATË