Ishte viti 2015 kur u pretendua se përfundoi restaurimi i varrit të Kolë Idromenos i cili ndodhet tek varrezat e “Rrmajit” në qytetin e Shkodrës.

Por natyrshëm lind pyetja, A ishte restaurim ai që bëri ministria e kulturës bashkë me drejtorinë e monumenteve në Shkodër. Çudirat e këtyre dy institucioneve nuk kanë fund sepse në të vërtetë projekti ka mbetur përgjysëm.

Ne nentorin e 2015 do te duhej te kishin perfunduar keto punime, por puna e dobet e specialisteve shtyu afatet. Ministria rimori ne dore gjithçka por prej asaj dite e la ne harrese kete veper qe ne letra i kushtoi disa milione leke! Sot varri ende eshte i paperfunduar dhe demi i shkaktohet kesaj vepre arkitektonike eshte thuajse pariparueshem.

Restaurimi i varrit të Idromenos ishte një punë jo bindëse e cila tani është e dukshme, duke nxjerrë në pah dëmtimet që i janë bërë këtij varri.Ai ka nisur që të pësojë carje të lehta, në bazament , dhe me kalimin e kohës nëse lihet në këtë gjendje atëherë do të nisë dalëngadalë degradimin.

Shumë pjesë të varrit të Idromenos dhe të Marubit në varrezat e “Rrmajit” janë të thyera, Nëse dikush, për shembull turistët e huaj kërkojnë të vizitojnë varret e këtyre dy figurave të mëdha të Shqipërisë duhet të përballen me atë realitet të hidhur që askënd prej nesh nuk e bën krenar.

Përkundrazi.duhet të ndihemi me turp nga katrahura në të cilën kanë përfunduar varret e Idromenos e Marubit.

Artikulli paraprakGRATË: NUK DUHET TË RRITET MOSHA E DALJES NË PENSION
Artikulli tjetërZJARRET NË AUSTRALI ZHDUKIN 500 MILIONË KAFSHË