Ndërsa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarrit në qytetin bregdetar Victorian Mallacoota në Australi, stafit veterinar i është dhënë leja të hyjnë në zonat e përfshira nga zjarri për të asistuar me ndihmë kafshët e egra.

Përveç humbjes së jetës njerëzore dhe humbjeve të pasurisë, ka pasur edhe mijëra imazhe që tregojnë kafshë të egra të ngordhura apo plagosura. “Rreth 500 milion kafshë, përfshirë specie të rrezikuara në mënyrë kritike, tashmë janë zhdukur në zjarret,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Zoos Victoria, Jenny Grey.

“Bilanci i plotë është i pamundur të përcaktohet në këtë fazë të hershme.” Megjithatë stafi veterinar foli për shenja shprese midis hirit pas mbërritjes. “Megjithë dëmtimet dhe traumat e tyre, trimëria e treguar nga jeta e egër në Mallacoota është frymëzuese,” tha Dr Leanne Ëicker. Ai po punon së bashku me infermierin veterinar Evie Tochterman në Qendrën e Kontrollit të Incidenteve të krijuar nga qeveria në Victoria.

Nga ana tjetër, më shumë se 130 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Neë South Ëales të Australisë, ndërsa temperaturat në disa pjesë të shtetit pritet të arrijnë në rreth 40 gradë celsius. Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të erërave të fuqishme e mungesës së lagështirës.

Me urdhër të Kryeministrit të Australisë janë angazhuar rreth 3 mijë rezervistë. Kërcënimi u përshkallëzua të shtunën në të paktën tre shtete ku 2 persona humbën jetën. Erërat e forta e temperaturat e larta pritet të zgjerojnë flakët në zonat e populluara, përfshirë periferinë e Sidneit

Artikulli paraprakVARRET E IDROMENOS DHE I MARUBIT, VIJON HARRESA
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNISË SËRISH I IKËN TRAJNERI, VJEN I RIU