Një nga njësitë administrative që po përballet me situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut është Velipoja. Janë rreth 30 ha tokë bujqësore të cilat prej ditësh ndodhen nën pushtetin e ujit si shkak i prurjeve të shumta të lumit Buna. Administratori i kësaj njësie Altin Kaçi tregon se dëmet e regjistruara deri më tani janë të konsiderueshme.

Administratori Kaçi bën të ditur se nisur nga situata e krijuar kjo njësi ka shtuar masat për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Një zonë tjetër që ka shfaqur probleme është edhe aksi rrugor Baks – Rrjoll në të cilin ka patur rrëshqitje dheut bën të ditur administratori.

Fshatrat më të prekur në njësinë administrative Velipojë janë Ças, Reç dhe Baks i Ri ku ka një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave të përmbytura

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, POLICIA E SHTETIT: PREZENTE DHE NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 23 VJEÇARI PËR LLOGARI TË ITALISË