ANËTARËT E KOMISIONIT, KËRKUAN QË MINISTRJA E KULTURËS TË JETË E PRANISHME NË MBLEDHJEN E ARDHSHME. Anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

, kanë propozuar ndryshime në ligj për zhvendosjen e katër shtyllave të tensionit të lartë në vendbanimin mesjetar të Komanit. Fakti që projekti i interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka gjashtë vite që diskutohet, ka ngjallur debate në komision. Në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mungonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Për këtë, anëtarët e komisionit, kërkuan që ministrja të jetë e pranishme në mbledhjen e ardhshme, për të dhënë shpjegime për vendbanimin mesjetar të Komanit, pas propozimit të OST-së për spostimin e katër shtyllave të tensionit të lartë.