Pas konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Shkodrës, skuadra e Vllaznisë merr kështu dhe dritën jeshile për vendime konkrete që do të marrë kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Deri tani çdo gjë ka qenë plotësisht e varur nga mbledhja e këshillit, ndërsa tani Ademi, pas marrjes së detyrës do të jetë automatikisht dhe presidentja e ekipit shkodranë.

Ademi do të ketë disa vendime të rëndësishme për të marrë në ditët e para si kryetare e Bashkisë por njëkohësisht dhe si presidente e ekipit. Me interes pritet në qoftëse do të ketë lëvizje në hallkat drejtuese, ku dihet tashmë që vetëm nëprmjet saj vendoset administratorir. Sigurisht një pjesë e rëndësishme do të jetë dhe për bordin e ekipit i cili ka qenë i përbërë nga Këshilltarë. Tani me zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit të Bashkisë që është Xhemal Bushati, i cili ka qenë dhe kryetari i komisionit të sportëve, nuk dihet në qoftëse do të ketë lëvizje përsa i përket strategjisë së bordit të ekipit. Kujtojmë që në katër vite, bordi i ekipit, pra i shoqërisë aksionere është ndërruar disa herë. Ndërkohë që muajt e fundit u ra dakort që bordi të jetë plotësisht politik, pra i përbërë nga përfaqësues të forcave politike. Tashmë nuk dihet në qoftëse do të jetë sërish një bord politik apo do të përbëhet nga specialistë të futbollit. Duhet thënë që këtë vit në Këshillin Bashkian bëjnë pjesë tre ish-sportistë, siç janë Renato Radoja, Filip Guraziu dhe sulmuesi legjendar i Vllaznisë, Vioresin Sinani. Gjithsesi, ndoshta duhet pritur deri në mbledhjen e parë zyrtare të këshillit të Bashkisë për të parë vendimet e para për të ardhmen e Vllaznisë. NDërsa vlen të kujtohet që premtimi i dhënë nga Voltana Ademi për tifozët shkodranë, është se Vllaznia do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur të administrohet nga biznesi privat e jo Bashkia e Shkodrës.

Artikulli paraprakFUTBOLLISTI SHKODRAN ARMANDO VAJUSHI TE LIVORNO
Artikulli tjetërITALI, KAPEN 300 KG DROGË SHQIPËRIA LIDER BOTËRORË NË PRODHIM