FEMRAT PËSOJNË NJË TJETËR HUMBJE, KETË HERË NDAJ SKËNDERBEUT. Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore të rëndësishme përballë skuadrës së Teutës.

Kuqeblutë kanë zhvilluar takimin e parë për këtë sezon në parketin e ri të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra e drejtuar nga Artan Kalaja ka fituar pa shumë vështirësi me rezultatin 3-1 duke treguar një nivel të kënaqshëm loje. Seti i parë ka qenë disi më i vështirë, ku shkodranë kanë fituar 28-26. Ndërkohë që në setin e dytë volejbollistët e Vllaznisë udhëheqin vazhdimisht dhe fitojnë 25-22. Në të tretin shkodranët nënvlerësojnë disi kundërshtarin dhe Teuta shfrytëzon më se miri duke fituar 21-25. Në setin e tretë shkodranët tregojnë supermacinë e tyre dhe fitojnë bindshëm 25-13. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 21 pikëve ku ka 7 fitore dhe 5 humbje deri tani. Ndërkohë që ndryshe nga meshkujt, ekipi i femrave të volejbollit nuk ka arritur dot të fitojë përballë skuadrës së Skenderbeut. Vllaznia ka humbur 1-3 me setet. Në të parin, vajzat shkodrane mundohen të luajnë fuqishëm por humbasin 22-25. Reagimi vjen në setin e dytë ku Vllaznia fiton 25-22. Ndërsa në setin e tretë vajzat korçare fitojnë sërish 22-25, dhe me të njëjtat pikë fitojnë dhe setin e katërt. Pas kësaj humbjeje, Vllaznia në volejboll për femra renditet në vendin e 6 në kuptëon e 6 pikëve, me dy fitore të arritur dhe 6 humbje.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/l1JLz9Cy8EE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]